I shpëtoi atentatit me tritol, Armando Gjini ekzekutohet në mes të Rreshenit në sy të djalit

Aktualitet

Vritet me armë zjarri në mes të qytetit të Rrëshenin Tonin Gjini, i njohur edhe si Armando Gjini. Mësohet se 48 vjeçari ka qenë duke udhëtuar me djalin e tij në makine, në momentin kur në trafik i është afruar një fuoristradë me xhama të zinj, nga ku është qëlluar menjëherë me armë zjarri.

Gjini është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Në qytet Rrëshen, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.Gj. vjeç 48, banues në Rrëshen. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit" informon policia.

Dyshohet se ekzekutimi ka lidhje me një seri vrasjesh në dy vitet e fundit në Rrëshen.

Në 6 maj të këtij viti në automjetin tip Benz të Gjinit ishte vendosur rreth 700 gram tritol. Edhe në atë kohë ai ishte duke udhëtuar me djalin të cilin po e çonte në shkollë kur ka konstatuar lëndën eksplozive.

Fatmirësisht ngjarja u shmang, ndërsa është kërkuar ndërhyrja e Forcave Speciale dhe antiterrorist që u nis nga Tirana drejt Reshenit për të caktivizuar tritolin. Gjatë nderhyjes bomba ka shpërthyer duke dëmtuar tërësisht makinën

Në atë kohë Gjini ka deklaruar se nuk kishte asnjë problem familjar apo personal duke theksuar se mund të kishin ngatërruar shënjestër.

ME TE LEXUARAT