Hetim dy ministrive per tenderat 1.5 milione euro, SPAK u dergon pyetje doganave

Aktualitet
Hetim dy ministrive per tenderat 1.5 milione euro, SPAK u dergon pyetje doganave

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion po heton Ministrinë e Mbrojtjes për tenderat e ushqimeve dhe ministrine e Shëndetësisë për materialet mjekësore te blera gjate periudhes se pandemise. SPAK mesohet se u ka dërguar një kërkesë doganave ku kërkon, cfarë materialesh janë zhdoganuar në periudhën e pandemisë?

Prokuroret duan te dine nga kanë ardhur këto materiale? Me çfarë çmimi janë zhdoganuar? Çfarë sasie është zhdoganuar? SPAK kërkon përgjigje për këto pyetje brenda javës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

SPAK po kryen verifikime edhe në institucione të tjera përfshirë deklarimet në Tatime nga subjektet fituese të tenderave si dhe kontrollet e bëra në treg nga institucionet e tjera si KLSH apo Autoriteti Konkurrencës.

Hetimi i prokurorise filloi denoncimit të PD-së për tenderat sekretë të Ministrisë së Shëndetësisë, me vlere rreth 1.5 milione euro nga buxheti i shtetit. Prej datës 9 maj opozita denoncoi se ministrja Manastirliu ka djegur dokumentet e tenderave sekretë dhe po në atë ditë, po sipas PD-së u shpërthyen dyert e zyrave në katin e tenderave, ndërsa Shëndetësia tha se ky pretendim për zjarr imagjinar është i pavërtetë. SPAK kërkoi informacion dhe e mori vetëm pas letrës së dytë drejtuar ministrisë së Shëndetësisë.

Tenderat jane zhvilluar me procedurë direkte për të prokuruar materialet që i duheshin shëndetësisë për periudhën e pandemisë nga mesi i muajit mars dhe deri tani. Prokurori i ceshtjes Eneid Nakuci deri tani ka marre ne pyetje per kete ceshtje gjashte zyrtare te ministrise se Mbrojtjes.

ME TE LEXUARAT