Vajza e milioneres, gjendet e pa jetë brenda pishinës

Bota

Një e re britanike u gjet e vdekur në pishinë ndërsa ishte me pushime në Spanjë, ku sot është identifikuar si vajza e një sipërmarrëse milionere.

Josie Clacher, e cila do të kishte mbushur 19 vjeç këtë muaj, u gjet e vdekur në një vilë në qytetin Alaro, në Majorca, të martën në mëngjes nga miqtë e saj, pas një nate që kishin kaluar jashtë, raporton dailymail.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një fqinj ngriti alarmin pasi dëgjoi të bërtiturat dhe policia u nisë për në vendngjarje ku u përpoqën ta ringjallnin duke përdorur CPR.

Ata nuk ishin në gjendje ta shpëtonin jetën e saj dhe ajo u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes.

Josie është vajza e Rachel Clacher e cila themeloi kompaninë “Moneypenny”, e cila ishte vlerësuar në 100 milion £ vitin e kaluar.

Një zëdhënëse e Moneypenny tha: 'Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht të shkatërruar dhe mendimet dhe lutjet tona janë me familjen në këtë kohë tragjike.'

Tragjedia ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit në një vilë në qytetin Alaro rrëzë maleve të Tramuntana, ku ajo po qëndronte me miqtë dhe familjen, përfshirë edhe nënën e saj.

Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme Britanike tha: 'Ne po mbështesim familjen e një gruaje britanike pas vdekjes së saj në Majorca dhe jemi në kontakt me autoritetet spanjolle.'

ME TE LEXUARAT