Momentet e fundit te jetes, kur kryebashkiaku i Rrogozhines largohet nga stadiumi

Aktualitet

BalkanWeb ka siguruar foto nga momentet e fundit të jetës së Haxhi Memollës, kryebashkiaku i Rrogozhinës i cili humbi jetën sot prej një infarkti në zemër.

Në foto duket se Haxhi Memolla, njëkohësisht dhe President i i klubit të Egnatias së Rrogozhinës po linte stadiumin dhe tribunën kryesore për të shkuar në kafe, aty ku dhe do të pësonte infarktin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

51-vjeçari do të konsumonte një kafe duke përfituar nga pushimi 15 minutësh i ndeshjes Korabi i Peshkopisë- Egnatia e Rrogozhinës dhe do të rikthehej sërish në stadium por nuk ndodhi.

Memolla u zgjodh kryetar i Bashkisë së Rrogozhinës më 30 qershor të vitit të kaluar dhe madje paraardhësi i tij ja Beqir Nuredini i PDIU ja la postin me mirëseardhje.

ME TE LEXUARAT