Alarmi për tërmet 7.5 në Turqi, Ormeni: Këtu mund të ndihet 5-6 ballë, por jo dëmtues

Aktualitet
Alarmi për tërmet 7.5 në Turqi, Ormeni: Këtu mund të

Tërmeti me magnitudë 7.5 rihter që është paralajmëruar në Turqi, pritet të ndihet edhe në Shqipëri. Por vendi ynë është mbi 2500 km larg, kjo bën që energjia të shuhet dhe ndjeshmëria në vendin tonë mund të jetë deri në 5-6 ballë. Deklarata u bë nga sizmilogu Rrapo Ormeni në studion e emisionit "360 gradë" në RTV Ora.

Sipas Ormenit tërmetet me deri në 6 ballë nuk janë dëmtues, por vetëm frikësues.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rrapo Ormeni: Është një tërmet me magnitudë 7.5 rihter, që i thonë mbi 10 ballë. Kjo do të thotë që shkakton dëmtime të mëdha.

Vetëm godinat e ndërtuara fort i rezistojnë. Por Shqipëria është rreth 2500 km larg, ai këtu do të vijë 5-6 ballë.

Edhe 6 ballë nuk shkakton asnjë dëm tek ne. Pragu kur fillojnë dëmtimet është 7 ballë. 6 ballë nuk ka efekt dëmtues, 5 ballë është vetëm i frikshëm që ndihet nga njerëzit.

Që nga epiqendra që është në Turqi deri këtu vjen i ulët. Ai do të ketë efektin e ndjeshmërisë, por jo efekt dëmtues.

ME TE LEXUARAT