Zbardhet aksidenti ne Rogozhine, i riu humbi jeten nga parakalimi i gabuar

Aktualitet
Zbardhet aksidenti ne Rogozhine, i riu humbi jeten nga parakalimi i gabuar

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në Rrogozhinë. Sipas raportimeve nga vendngjarja, automjeti është përplasur me bordurat anësore në rrugën kryesore.

Bëhet me dije se makina me drejtues shtetasin O. L.,22 vjeç, si shkak i një parakalimi të gabuar ka devijuar nga aksi rrugor duke u përplasur me trafikndarësen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:05 në aksin rrugor Rrogozhinë- Kavajë automjeti me drejtues shtetasin O. L.,22 vjeç, si shkak i një parakalimi të gabuar ka devijuar nga aksi rrugor duke u përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. L.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Ndërkohë një tjetër aksident raportohet se ka ndodhur në fshatin Labinot Fushë.

Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Labinot Fushë, mjeti tip kamionçin me drejtues shtetasin F.M., 52 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik, është përplasur me njē motoçiklet me drejtues shtetasin H.S., 52 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë është plagosur vetë drejtuesi i motoçiletës dhe shtetasja L.S., pasagjere në motoçikletë, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT