Aktualitet
Kush është “killeri” shkodran që u kap mbrëmë në Tiranë
Policia arrestoi mbrëmë një 28 vjeçar të rrezikshëm nga Shkodra, i cili kishte ardhur në kryeqytet për të kryer një vrasje.
Policia bëri me dije se i kapi atij edhe një armë, me të cilën do të bënte vrasjen.
I arrestuari në flagrancë është Sadetin Erkoçeviq dhe ishte në listën e 31 personave më të kërkuar në vend pas vrasjes që kishte kryer në vitin 2014″
Një vit e gjysmë më parë gjykata kishte dhënë 20 vite burg ndaj tij për veprën penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake”.
Më datë 10.05.2014, në një lokal me muzikë live, autori Sadetin Erkoçeviq ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin I.Y. dhe ka plagosur një tjeter
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!