Ndarja nga jeta e Gjergj Xhuvanit, presidenti Meta mesazh ngushëllimi

Aktualitet

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 56-vjeçare, regjizori dhe skenaristi i njohur Gjergj Xhuvani.

Ndërkaq presidenti i vendit Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur ngushëllimet e tij për artistin e njohur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen sot nga jeta të Gjergj Xhuvanit! Ikja kaq e parakohshme e këtij regjisori të shquar, skenaristi e producenti të spikatur, i cili shkëlqeu përmes punës së palodhur krijuese dhe modestisë fisnike, është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare, që Ai i dha një dimension të shquar edhe ndërkombëtar.

I shpreh familjes, miqve e bashkëpuntorëve të tij ngushëllimet më të thella e të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre! Gjergj Xhuvani na la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike, që nderohet me respekt nga të gjithë e do të mbahet mend gjithmonë. I përjetshëm kujtimi i Tij!”- shkruan Meta.

Pas një sëmundjeje të rëndë, Gjergji ndërroi jetë sot në një spital në Romë. Kineasti gjendej në kryeqytetin italian, dhe po punonte për filimin e tij më të ri, ndërsa ka qenë duke montuar muzikën e filmit. Mungesa e tij është vënë re, kur nuk po paraqitej në studiot e montazhit, ndërsa nuk përgjigjej as në telefon.

I njohur për krijimtarinë e tij kinematografike, këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’.

Gjergj Xhuvani është një regjisor, skenarist, producent shqiptar. Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

ME TE LEXUARAT