Aktualitet

Në pranga 32-vjeçari vlonjat, ishte në kërkim për plagosjen me thikë

Një 32 vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen e një shtetasi në 2018, ka rënë në prangat e policisë së Vlorës.

Sipas policisë i arrestuari është shtetasi F. J. banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur me 1 gusht 2018, në lagjen “Kushtrimi”, ku 32 vjeçari ka plagosur me thikë shtetasin B.J.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close