Tirana si Holanda! Stacionet e autobusëve s’do të jenë si më parë!

Kliko per me shume info

Për herë të parë në Tiranë, stacionet e autobusëve do të jenë me çati të gjelbëruar.

Kjo nismë e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës, e liston Tiranën në mesin e vendeve ambientaliste si Holanda, Danimarka apo Suedia.

Kliko per me shume info

Kjo synon që jo vetëm të na mbrojnë nga vapa e këtyre ditëve, por njëkohësisht të na ndihmojë edhe në pastërtinë e Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar një video të një stacioni të gjelbëruar, ndërsa shkruan:

“”Por, ne nuk jemi si Hollanda”, është justifikimi më i zakontë i atyre që ende nuk i pranojnë korsitë e biçikletave, stacionet e gjelbra të autobusëve apo çdo risi tjetër urbane. Megjithatë, sapo kemi vendosur stacionet e para me çati të gjelbër, të cilët jo vetëm na mbrojnë nga vapa e këtyre ditëve, por ndihmojnë edhe në pastërtinë e Tiranës”.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë gjatë këtyre katër viteve një sërë nismash për mjedisin, si mbjellja e 2 milionë pemëve deri në 2030, promovimi i biçikletave, autobusët elektrik etj.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here