Deputeti propozon ‘zgjidhjen’ për Shkodrën: Rama kryebashkiak

Aktualitet

Deputeti Lefter Maliqi ka komentuar me ironi zhvillimet e fundit sa I përket rastit të kryebashkiakut të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetrit dhe lidhjes së tij me krimin denoncuar nga Partia Demokratike.

Maliqi shpehet se duhet të jetë vetë Rama ai që duhet të marrë në dorë drejtimin bashkisë së qytetit veriut meqënëse sipas tij në zgjedhjet moniste të 30 Qershorit përfaqëson shumicën e shqiptarëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në Shkodër përfaqëson 8% të votuesve! Por kostituimin e këshillit bashkiak monist dhe betimin ta bëjë në prani të mikut të tij Vuçiç”, shkruan Maliqi duke theksuar më tej se Rama kryeministër, ministër i Jashtëm dhe kryebashkiak në Shkodër i bën shumë më mirë detyrat.

Reagimi i plotë:

Une mendoj qe Rama te komandohet Kryebashkiak ne Shkoder mqse pas zgjedhjeve moniste te 30 Qershorit mikun e tij Valdrinin e kap dekreminalizimi.Rames i pershtatet te jete dhe Kryebashkiak mqse pas zgjedhjeve moniste perfaqeson shumicen e shqiptareve??si p.sh ne Shkoder perfaqeson 8% te votuesve! Por kostituimin e keshillit bashkiak monist dhe betimin ta beje ne prani te mikut te tij Vuçic. Mendoj qe Presidenti te ruaj qetesin dhe te kete besim mos te shpall date tjeter zgjedhjesh ne Shkoder se Rama Kryeminister,minister i jashtem dhe kryebashkiak ne Shkoder i bene shume mire detyrat,vendi po lulezon si ne qeverisjen qendrore si ne qeverisjen vendore dhe ne ate diplomatike ku me Ramen me keto 3 funksione e sigurt qe ne 18 tetor hapen negociatat per BE???!

ME TE LEXUARAT