Aktualitet

Nuk u pëlqyen shërbimin, pronarët e lokalit bëjnë për spital grupin e turistëve

Një grup turistësh spanjollë është sulmuar në Borsh. Ngjarja ka ndodhur vetëm para pak minutash. Turistëve nuk i ka pëlqyer shërbimi në një lokal dhe kanë tentuar të largohen nga lokali.

Furgoni i tyre është ndjekur nga pronarët të cilët kanë goditur me grushte turistët dhe drejtuesin e mjetit. Më pas kanë nxjerrë armë të ftohta dhe kanë tentuar ti godasin.

Ata kanë thyer xhamin e furgonit i cili ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes. Mjeti ka njoftuar policinë dhe ka arritur të largohet deri në vendin e quajtur Volloder ku është pikasur nga një furgon i FNSH i cili ka dhënë ndihmën e parë.

Aktualisht forca të shumta të policisë së Himarës, Sarandës dhe FNSH janë vënë në ndjekje të autorëve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close