Rama nxjerr foto nga Bulevardi dhe ka një mesazh për vlonjatët

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa fotografi nga Bulevardi “Ismail Qemali” në Vlorë, duke u shprehur se pas dekadash degradimi e zymtie të pistë po rritet fuqia tërheqëse e qytetit turistik.

Duke iu prezantuar ndjekësve të tij në “Facebook” punën e bërë në këtë bulevard, kreu i qeverisë thekson për të arritur deri këtu është duruar padurimi epik i vlonjatëve dhe sharjet e përqeshjet e atyre, që sipas Ramës, për çdo punë kanë një llaf të keq për të thënë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Pak nga pak po del në dritë edhe Bulevardi “Ismail Qemali” në Vlorë, ku pas dekadash degradimi e zymtie të pistë, po rritet fuqia tërheqëse e qytetit turistik, vlera e apartamenteve e njësive tregtare, mundësitë e punësimit e të vetëpunësimit përmes shërbimeve, interesi për investime të mëdha private në turizëm”

Gur gur bëhet mur e mur mur bëhet kalaja, duke përballuar padurimin epik të vlonjatëve dhe sharjet e përqeshjet e atyre që për çdo punë kanë një llaf të keq për të thënë? Së shpejti Sheshi i Ri i Flamurit dhe të tjera akoma… #VloraqëDuam☀️ #ShqipëriaqëDuam”, shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT