Aktualitet

Sëmundja vdekjeprurëse shfaqet në Shqipëri, mjekët: Ja si mund të parandalohet

Sëmundja e etheve të minjve është një virus që përhapet përmes ushqimit të prekur nga brejtësit e kontaminuar.

Kjo sëmundje është shfaqur fillimisht në Kosovë, ku i mori jetën Fluturim Gaxherrit, 21-vjeç nga Juniku, i cili për afro një muaj ra në koma dhe nuk pati ndryshim të gjendjes shëndetësore, aq sa me 9 gusht ai ndërroi jetë.

Ky virus, i quajtur “Hantavirus”, është shfaqur edhe në Shqipëri, ku para disa ditësh ka ndërruar jetë një 32 vjeçar nga Erseka, i cili është transportuar në QSUT, dhe pavarësisht trajtimit të mjekëve nuk ka mundur t’i bëjë ballë kësaj sëmundje.

Po ashtu dhe një rast tjetër është paraqitur në QSUT, nga Peshkopia, i cili fatmirësisht tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Kjo sëmundje ka një rrezikshmëri të lartë vdekjeje duke kaluar mbi 60%. Simptomat e para janë temperaturë e lartë dhe ethe, prandaj edhe në gjuhë të thjeshtuar quhet “ethet e minjve”.

Kjo sëmundje prek organet jetësore, si veshka, mushkëria e mëlçia duke çuar në mos funksionimin e tyre. Por krahas kujdesit nga bluzat e bardha, mjekët këshillojnë që qytetarët të shtojnë kujdesin ndaj ushqimeve bimore dhe shtazore që ata konsumojnë.

Kjo pasi sëmundja nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, por përgjithësisht përmes ushqimit të kontaminuar, i rënë në kontakt me minjtë e infektuar me këtë virus.

Për të evituar përhapjen e kësaj sëmundje, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka shpërndarë dhe disa masa parandaluese, siç është kontrolli i ushqimeve, përpunimi termik i produkteve ushqimore, larja e duarve me ujë dhe sapun si dhe të pastrohen frutat e pyllit.

Masat parandaluese
Pengimi i futjes së brejtësve në shtëpi dhe stane.
Përpunimi termik i artikujve ushqimor të dyshimtë
Frytet e pyllit mos të konsumohen pa u pastruar
Djathit të freskët t’i shtohet kripë dhe mos të konsumohet si i freskët nëse dyshohet se është kontaminuar
Gjatë punës në fushë të punohet me maska nëse vërehet shtim të brejtësve
Larja e duarve me ujë dhe sapun te kosarët dhe punëtorët tjerë të fushës para ngrënies
Mos hidhni mbeturina kudo
Të bëhet klorimi i ujit të pijes
Zhdukja e vatrave natyrore të brejtësve
Dezinfektimi i sipërfaqeve të kontaminuar nga ekskretet e brejtësve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close