Basha: Në shtator nisim protestat popullore

Politikë

Kryedemokrati Lulzim Basha nga takimi me banorët e “Unazës së Re” me të cilët nënshkroi edhe marrëveshjen për ndryshimin e projektit dhe dëmshpërblimin e tyre me çmimin e tregut, u shpreh se në shtator do të nisin protestat popullore.

Gjithashtu, kreu demokrat theksoi se PD do të nisë edhe një dialog kombëtar për të prezantuar platformën e saj qeverisëse.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Para nisjes së shtatorit të protestave popullore dhe të dialogut kombëtar dhe të platformës kombëtare të Shqipërisë së gjithë Evropa ta nisim me nënshkrimin e kontratës me banorët e Unazës së Re. Jo fjalë në erë për të vënë në vend drejtësi dhe për të vendosur padrejtësinë, para ligjit që në momentin e parë kur shqiptarët do të na besojnë drejtimin e vendit. Unaza e re jo vetëm nuk u përkul nuk u tremb por qëndroi fort dhe përmes qëndresës zbuloi skandalin”, tha Basha.

5

ME TE LEXUARAT