Lajmi i fundit

Betohet pa incidente kryebashkiaku i ri i Pogradecit

Është betuar kryetari i ri i bashkisë së Pogradecit i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Ilir Xhankolli. Bashkia e Pogradecit është bashkia e fundit e qarkut të Korçës që emëron kryebashkiakun e ri. Po ashtu në këtë bashki është konstituuar edhe Këshilli bashkiak.

Konstituimi i Këshillit dhe betimi i Xhankollit është bërë në ambientet e një hoteli në qendër të qytetit të Pogradecit pasi në bashki prej mëngjesit ka qenë kryetari në ikje Eduart Kapri. Ky i fundit ka deklaruar se nuk do ta lëshojë zyrën deri në orën 16:00 pasi për të vijon orari zyrtar i punës.

“Sot qytetaret ndihen të dhunuar nga pushteti që i mori të gjitha. Ne kemi përgjysmuar borxhet. Edhe pse qeveria nuk na mbështeti, ne realizuam dhjetra projekte. Jam munduar të jem qytetar si gjithë të tjerët. I kam shërbyer gjithkujt, pa dallime politike. Ne këtë situatë politike, PD nuk mori pjesë në zgjedhje. Kam lënë një bashki ku janë ulur taksat dhe janë rritur të ardhurat. Do të jem në detyre deri në orën 16.” ka thënë ndër të tjera Kapri.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Back to top button
Close