Bilbao surprizon, Barcelona e nis sezonin me humbje

Sport

Barcelona eshte mundur 1-0 nga Bilbao. Pa Lionel Messin dhe me disa prej titullarëve të vitit të kaluar në stol, Valverde zgjodhi të aktivizonte nga minuta e parë blerjet e bujshme verore si Griezmann dhe De Jong, që gjithsesi nuk arritën të bëjnë diferencën dhe të udhëheqin skuadrën drejt suksesit.

Bilbao befasoi Barçën që në minutat e para, duke bërë presing lart dhe duke krijuar një sërë rastesh shënimi, por fati dhe Ter Stegen mbajtën rrjetën të paprekur për shumë minuta. Nga ana tjetër katalanët u zgjuan shumë vonë dhe kërcënimin e parë e dhanë në minutën e 37’, kur Suarez goditi shtyllën ndërsa më pas u largua i dëmtuar për t’i lënë vendin Rafinhës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Braziliani shtoi fantazinë dhe vetëm 3 minuta pasi hyri në fushë, kërcënoi portën vendase me një predhë spektakolare, që u grushtua nga portieri bask dhe më pas u përplas në traversë, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim pa gola.

Pjesa e dytë pati më pak ritëm, me Bilbaon që ndërroi strategji dhe kaloi në pritje, duke kundërsulmuar me shpejtësi sa herë që rikuperonte topin, ndërsa në nëj zbritje të tillë, në minutën e 89’, sulmuesi veteran Aritz Aduriz shënoi një gol spektakolar, pas një krosimi nga krahu, transmeton SS.

Avantazhi i vendasve ngriti në peshë publikun në stadiumin “San Mames” të Bilbaos, ndërsa 3 minutat shtesë nuk sollën asgjë për t’u shënuar dhe Barcelona u detyrua të dalë “kokulur” nga transferta baske.

ME TE LEXUARAT