Politika

Dhunimi i turistëve, Rama: Autori shkeli zakonin e mikpritjes, na turpëroi

Kryeministri Edi Rama reagoi në lidhje me ngjarjen e një dite më parë, ku disa turistë spanjollë u dhunuan nga pronari i një lokali në jug të vendit.

Në “Facebook”, shefi i qeverisë e cilëson si “barbar” personin që qëlloi mbi turistët, ndërsa thotë se ai shkeli mbi kodin më të shenjtë të shqiptarit siç është mikpritja.

Postimi i Ramës:
Barbari që goditi miqtë spanjollë, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar të gjithëve😰

Mikpritja është fuqia më e pakonkurueshme e turizmit shqiptar, e cila mbreson të gjithë të huajt që na vizitojnë dhe përtej difekteve, mungesave e sjelljeve jo gjithnjë të dëshiruara në shërbimet tona turistike, që me kohën e me eksperiencën do të fashiten, agresioni i mbrëmshëm është një njollë turpi për të mos u harruar kurrë😡

Miqve spanjollë i kemi kërkuar qysh në momentin e parë, ndjesat tona dhe ata do të rikthehen përsëri🙏Ndërsa barbari uroj të mos i shpëtojë dot duarve të drejtësisë👊

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close