Tirane/ Ne pranga 6 persona, njeri prej tyre ishte shpallur ne kerkim

Aktualitet
Tirane/ Ne pranga 6 persona, njeri prej tyre ishte shpallur ne kerkim

Tiranë

Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, njëri prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sekuestrohen lëndë narkotike dhe disa sende të vjedhura.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin J. H., 29 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 205.4 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 25 vjeç, si edhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshës, për shtetasin A. N., 17 vjeç, pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një sasi lekësh dhe sende personale në mjetin në pronësi të shtetasit R. Sh., si dhe disa artikuj ushqimorë në dyqanin ushqimor në pronësi të shtetasit I. B. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja” e mbetur në tentativë, i shtetasit R. T., 35 vjeç. Shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë patrullimit në rrugën “Kajo Karafili”, kanë konstatuar një shtetas që po tentonte të hapte bagazhin e një mjeti të parkuar. Sapo ka parë shërbimet e Policisë ai është larguar me biçikletë, por është kapur gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Mihal Duri”. Gjatë kontrollit fizik shtetasit R. T. iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale sende që i përdorte për të vjedhur (dy fletë sharrë hekuri, kaçavida dhe pinca), si dhe biçikleta më të cilën u largua ( e cila rezultoi e vjedhur).

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit të shpallur në kërkim E. S., 27 vjeç, pasi më datë 25.05.2020, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj motrës së tij.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor janë arrestuar në flagrancë shtetasit K. Sh., 56 vjeç dhe E. H., 36 vjeç, pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT