Horoskopi ditor: 17 gusht 2019

Soft

Dashi

Pas pasigurive të ditëve të fillimit, më në fund do të ndiheni më të sigurtë, pasi yjet do të jenë në anën tuaj. Përfitoni nga kjo situatë për të rikuperuar në dashuri, pasi me gjasë keni hasur në shumë keqkuptime dhe pakënaqësi, të cilat kanë nevojë për sqarim. Sigurisht nuk do të jetë e lehtë, por nëse mendoni se ia vlen, do të jeni në gjendje që të kaloni çdo pengesë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Demi

Pas një periudhe shumë të ngarkuar në një sërë drejtimesh, tashmë më në fund do të nisë përmirësimi. Fundi i gushtit i sheh yjet në favorin tuaj, kështu që mos u nervozoni nga pritja, pasi kënaqësitë do të jenë të mëdha.

Binjakët

Këshillohet që të tregoheni më të kujdesshëm në përballimin e diskutimeve të vështira në dashuri dhe në familje. Bëni mirë që ti shtyni gjërat për më vonë, pasi do ju mungojë forca dhe energjia e duhur, për të përballuar çdo gjë në mënyrën e duhur. Sa i takon ndjenjave, në historitë e lindura së fundmi, do të kuptoni se sa vlerë kanë.

Gaforrja

Do të hasni në ngadalësime dhe probleme lidhur me punën. Pavarësisht sforcimeve tuaja, nuk do të ndiheni të kënaqur plotësisht me atë që bëni, ose ndoshta projektet tuaja nuk do të konkretizohen për shkak se kanë nevojë për më shumë kohë. Mundohuni vetëm që të përqendroheni më shumë tek dashuria dhe ndjenjat dhe ti kushtoni më shumë kohë familjes gjatë kësaj fundjave.

Luani

Kjo është një periudhë e bukur gjatë së cilës yjet do të jenë në anën tuaj dhe do ju ndihmojnë që të zgjidhni disa probleme edhe në nivelin sentimental. Këshillohet vetëm që të mos jeni shumë kokëfortë, pasi kjo sjellje mund t’iu kthehet kundër.

Virgjëresha

Ju pret një e shtunë disi nën ritmin e duhur, ku nuk do të mungojnë tensionet. Edhe gjatë kësaj dite njëlloj si në ato që keni lënë pas, këshillohet që të bëni vetëm gjërat e domosdoshme, pasi mund të hasni probleme me njerëzit që i’u rrethojnë.

Peshorja

Këshillohet që të jeni të kujdesshëm, jo vetëm gjatë kësaj të shtune, por edhe të dielën. Kjo pasi në këto dy ditë do të jeni mjaft nervoz, ndoshta për shkak të problemeve apo zhgënjimeve lidhur me punën. Duhet t’i lini gjërat të rrjedhin normalisht, duke mos u kapur pas tyre.

Akrepi

Ju pret një ditë pozitive, me rikuperime në dashuri dhe në sferën profesionale. Do të lini pas shpine një krizë që keni kaluar duke parë drejt së ardhmes me më shumë optimizëm dhe duke ndarë ndjenjat me njerëzit që doni.

Shigjetari

Mundohuni që të jeni të kujdesshëm gjatë së shtunës, lidhur me çdo gjë që jeni duke bërë. Kujdesi në raport me të tjerët nuk do të jetë kurrë i tepërt, pasi parashikohen keqkuptime. Mundohuni që të shmangni debatet dhe kundërshtitë. Kjo është një periudhë gjatë së cilës do ju duhet të zgjidhni shumë probleme.

Bricjapi

Mund të thuhet se jeni kokëfortë në shumë këndvështrime, dhe që preferoni të heshtni në vend që ti luteni dikujt, sidomos nëse ka të bëjë me ndjenjat. Por nëse së fundmi një raport ka pësuar një periudhë shkëputje, do të jetë partneri/ja, që në ditët në vijim do ju afrohet.

Ujori

Kjo është një ditë mjaft pozitive gjatë së cilës do të ketë rikuperim dhe do të gjeni energjitë e duhura për të zgjidhur problemet e punës dhe çështjet ekonomike. Sa i takon dashurisë, do të duhet pak kohë për të sistemuar gjërat. Së fundmi keni hasur në probleme tensione dhe dyshime, por duke nisur nga java tjetër, situata do të përmirësohet ndjeshëm.

Peshqit

Kjo është një periudhë tranzit në pritje të fundit të gushtit, ku do të merrni vendime shumë të rëndësishme për të ardhmen tuaj. Mund të ketë ndryshime vendimtare, ku do të kthjelloheni lidhur me vlerën që keni. Kjo gjë mund të shkaktojë edhe disa krisje.

ME TE LEXUARAT