"TVSH me këste", ndryshon udhëzimi për bizneset me detyrime të prapambetura

Aktualitet

Bizneset që kanë detyrime të prapambetura ndaj administstratës tatimore për tatimin mbi vlerën e shtuar mund t’i shlyejnë ato me këste duke lidhur marrëveshje me drejtorinë e tatimeve.

Ministria e Financave ka ndryshuar udhëzimin për procedurat tatimore duke u dhënë të drejtë bizneseve që të paguajnë me këste edhe borxhet e TVSH-së.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deri më tani bizneseve u është lejuar të paguajnë me këste vetëm detyrimet për taksat direkte, si tatim fitimi. Por për tvsh-në kjo lehtësirë nuk është ofruar.

Tatimi mbi vlerën e shtuar është një taksë, e cila paguhet nga konsumatori në çmimin final të mallit apo shërbimit që ai ble nga biznesi. Ky i fundit shërben vetëm si agjent fiskal, që e mbledh tvsh-në për llogari të qeverisë. Kjo është edhe arsyeja se pse qeveria nuk e ka lejuar deri tani shlyerjen me këste të pagesave për tatimin mbi vlerën e shtuar.

Por tani situata ka ndryshuar. Burime nga tatimet thonë se ka një numër të madh biznesesh të cilat kanë detyrime të prapambetura tvsh-je, qoftë të vetëdeklaruara apo qoftë edhe të vlerësuara nga administrata tatimore.

Në kuadër edhe të aksionit kundër informalitetit, Ministria e Financave ka vendosur që të ofrojë lehtësinë e pagëses me këste për ato biznese që kanë detyrime të prapambetura nga tatimi mbi vlerën e shtuar, duke lidhur marrëveshje me tatimet.

Sipas udhëzimit, për të përfituar këtë lehtësirë bizneset duhet të bëjnë kërkesë me shkrim në drejtorinë rajonale tatimore dhe pas aprovimit të paguajnë 20 për qind të detyrimit që kanë, ndërsa pjesa tjetër paguhet me këste.

ME TE LEXUARAT