Haradinaj zotohet si Berisha: Kurrë nuk e lë pa ndërtuar autostradën

Kosovë&Rajon

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj zotohet se do ta ndërtojë autostradën e Dukagjinit dhe për këtë sjell në kujtesë zotimin e Berishës për Rrugën e Kombit.

“Kurrë nuk e lá pa e ndërtu autostradën e Dukagjinit

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kur pat ardhë Sali Berisha në Kosovë para disa vjetëve, më pat thanë: “S’kam me lanë gur pa lëvizë, nëse është nevoja dhe kurrë nuk e lá pa e ndërtu Rrugën e Kombit”! Edhe unë po ju them Dukagjin, Kurrë nuk e lá pa e ndërtu Autostradën e Dukagjinit!”, shkruan ai në facebook.

Kujtojmë se Haradinaj është dorëhequr nga detyra dhe drejton qeverinë përkohësisht deri kur Presidenti të shpallë datën e zgjedhjeve të parakohshme

ME TE LEXUARAT