Gazetari publikon foton: Shpëto një jetë, 100 metra larg zyrës së lali Erit

Aktualitet

Gazetari Bledi amne ka publikuar një fot në rrjetet sociale të punëtorëve që sipas tij ‘vallëzojnë me vdekjen’ dhe aty shihen se si këta të fundit punojnë pa asnjë masë sigurie fizike.

Mane shprehet se hallexhinjtë e këtij vendi punojnë dhe rrezikojnë jetën edhe për institucionet publike ndërkohë që i bën thirrje qeverisë të lërë pushimet dhe të shpëtojë qytetarët e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimi i plotë:

Fotolajm/ ATA VDIQËN DJE, SOT TË TJERË PUNËTORË VALLËZOJNË ME VDEKJEN!

Shkoni dhe zbritini nga skelat e mortjes. Janë punëtorë hallexhinj që punojnë duke rrezikuar jetën pa asnjë kusht minimal teknik dhe sigurie.

Bërtituni e u thoni të lenë punën se jeta e tyre nuk vlen 280 mijë lekë. Shkoni, shkoni mos përtoni. Janë duke suvatuar jo në lagjet periferike të Tiranës por po punojnë në zemër të kryeqytetit. I keni te pjesa e pasme e Ministrisë së Transporteve, 100 metra larg zyrës së kryebashkiak lali Erit dhe 50 metra larg zyrës së ministrit të brendshëm Sandër Lleshi.

Pra hallexhinjtë e këtij vendi punojnë e rrezikojnë jetën edhe për institucionet publike.

Qeveri, lëri pushimet dhe shko zbrit nga skela qytetarët e tu. Çohu nga shezlongët e shtrenjtë o qeveri, luaj bythën dhe shpëto një jetë.

(C)Foto nga gazetarja Beti Njuma

ME TE LEXUARAT