Coutinho në Gjermani, gati për teste mjekësore

Sport

Coutinho tashmë ndodhet në Gjermani, ku gjatë ditës do t’i kryejë testet mjekësore para se të kompletojë transferimin nga Barcelona te Bayern Munich.

Pasi dështoi ta bindë Ernesto Valverden te Barcelona, Philippe Coutinho është gati për aventurën e re.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Klubi gjerman ka njoftuar se braziliani është transferuar në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të këtij sezoni, por nuk është mësuar shifra që duhet të paguajnë bavarezët për lojtarin që në total i ka kushtuar Barçës 160 milionë euro.

Për një sezon e gjysmë në “Camp Nou”, Coutinho ka bërë 76 ndeshje dhe ka shënuar 21 gola.

ME TE LEXUARAT