Pas publikimit të videos me turistët, çfarë po ndodh sot në lokalin e pronarit

Aktualitet

Tani të gjithë i kanë parë pamjet e rënda të dhunimit të turistëve spanjollë dhe shoqëruesve të tyre shqiptarë nga pronari i lokalit “Panorama”, Mihal Kokëdhimës.

Teksa biznesmeni është shoqëruar ne ambientet e policisë, ku do të japë llogari për veprimet e tij, lokali po i nënshtrohet verifikimit të dokumentacionit nëse është korrekt me ligjin ose jo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia, pasi arrestoi 51 vjeçarin Kokëdhima sepse akuzohet që dhunoi turistët spanjollë pas konfliktit për peshkun në restorantin e tij, e ka bllokuar aktivitetin në këtë ambient, e po verifikohet nëse pronari e ka regjistruar si aktivitet dhe nëse i paguan apo jo detyrimet në shtet.

Restoranti “Panorama” ndërtuar buzë detit në Porto Palermo, rezulton të jetë pa leje. Restoranti mund të shembet këto ditë, për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Policia dhe autoritetet përkatëse për momentin janë duke shqyrtuar dokumentacionin ligjor të lokalit.

ME TE LEXUARAT