Aktualitet

Policia Rrugore bën “namin” në Tiranë, gjobit 1350 mjete brenda 72 orëve

Policia Rrugore e Tiranës njofton se ka ndërmarrë aksionin për evidentimin dhe dokumentimin e parkimeve të gabuara.

Sipas policisë, gjatë 72 orëve të fundit janë konstatuar dhe gjobitur 1 350 mjete të ndryshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Krahas patrullimeve me përzgjedhje, për evidentimin e shkeljeve, që janë burim i shtuar për aksidente me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve, rrugorët e kryeqytetit, tre ditët e fundit kanë shtuar ndjeshëm prezencën dhe fokusin e patrullave, për evidentimin dhe dokumentimin e parkimeve të gabuara në kryeqytet.

Në sajë të këtyre patrullimeve, vetem 72 orët e fundit janë konstatuar dhe proceduar administrativisht 1 350 mjete të ndryshme, për pushim dhe qëndrim të gabuar, kryesisht në trotuar, në vendet e rezervuara, në vendkalim këmbesorësh, në rresht të dytë etj;

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close