“Arena Kombëtare” nuk është gati as në shtator, ja njoftimi i UEFA-s

Sport

Federata Shqiptare e Futbollit, kërkonte me çdo kusht që inaugurimi i “Arenës Kombëtare” në Tiranë, të bëhej në muajin shtator, pasi më datë 10 të muajit shtator do të zhvillohet sfida Shqipëri-Islandë.

Përkatësisht, ndeshja e raundit të pestë në grupin H, luhet në transfertë ndaj Francës, më 7 shtator, ndërkohë që ndeshja e gjashtë, luhet brenda, më datë 10 shtator ndaj Islandës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, mesa duket edhe shtatori nuk është një mundësi reale. Diçka të tillë e konfirmon edhe vetë UEFA, ku në faqen e saj zyrtare në internet, është caktuar “Elbasan Arena”, si stadiumi ku Shqipëria do të presë Islandën në takimin e datës 10 shtator, që nis nga ora 20:45.

ME TE LEXUARAT