Lajmi i fundit

Bashkia e Himarës: Restoranti i Mihal Kokëdhimës nuk ka paguar asnjë taksë

Pranë hotelit dhe restorantit Panorama ku drekuan turistet spanjolle është banesa ku jeton familja e Mihal Kokëdhimës. Atje ndodhet bashkëshortja e tij. Përpjekja për ti marrë asaj versionin per ngjarjen është e kotë: “Asnjë koment, asnjë fjalë për asnjë media, është një pakt qe kam bere me veten time”, thotë ajo.

Bashkia e Himarës bëri të ditur për Top Channel se ky restorant, që ka edhe shërbim hotelier, si dhe banesa e tij janë ndërtim pa leje. Gjithashtu ne Bashkinë e Himarës thonë se ky biznes nuk janë paguar taksat, ndërsa është ne proces legalizimi dhe nëse nuk do të ligjërohet në harkun e pak ditëve, atëherë burimet e pushtetit vendor thonë se godina mund edhe të shembet.

Ndërkohë plazhi ngjitur, i cili pak dite me parë menaxhohej nga familja Kokëdhima, këtë të hëne ishte i lire per çdo pushues apo turist.

Kurse ne fshatin e tij te lindjes Qeparo banoret ishin te rezervuar per te folur ne lidhje me ngjarjen me turistet spanjolle.

Por një pjesë tjetër e banoreve qe nuk preferuan te flasin para cameras, nuk ndajnë këtë vlerësim pozitiv për të dhënë opinionet e tyre janë të ngjashme me ato qe shkruhen ne faqen e biznesit te tij. Të dielën Gjykata e Vlorës e la ne arrest me burg Mihal Kokëdhimën, ndërsa prokuroria ka ngritur 3 akuza ndaj tij.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close