Aktualitet

Lëvizte me armë në qytet, arrestohet 25 vjeçari në Elbasan

Policia njofton se shtetasi 25 vjeçar me iniciale A. Z. banues në Peqin është arrestuar në flagrancë paraditen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Ai lëvizte lirshëm nëpër qytet, i armatosur, ku si pasojë policia ka marë informacione dhe ka realizuar prangosjen e të riut.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i armëbajtjesë pa leje, falë bashkëpunimit me qytetarët. Qarkullonte me armë zjarri në qytet arrestohet në flagrancë nga Policia 25 vjeçari. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Focën e Posaçme ” Shqiponja” në DVP Elbasan, në bazë të informacionit të marrë nga qytetarët se një person qarkullonte me automjetet dhe dyshohet se kishte armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e personit të dyshuar. Falë reagimit të shpejtë dhe profesional nga ana e Policisë u bë e mundur lokalizimi dhe bllokimi i automjetit bashkë me personin e dyshuar se qarkullonte me arme zjarri.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të automjetit, në lagjen “28 Nëntori”, i gjetën në çantën e dorës së tij një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë luftarak. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A.Z., 25 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin. Policia e Elbasanit falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe besimin që kanë te Policia, si dhe i bënë thirje të mbështesinë Policinë duke denoncuar çdo rast paligjshmërie në nr 112 ose në “Komisariatin Dixhital” duke garantuar anonimatin dhe reagim t? shpejtë e të paanshëm.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close