Aktualitet

Mallakastër, 46 vjecari i vë zjarrin shtëpisë dhe mbyllet brenda…

Sot rreth orës 22:00, në fshatin Visokë, shtetasi A.C, 46 vjeç, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike i ka vënë zjarrin banesës dhe është mbyllur brënda në banesë.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në një shkallë të lartë vështirësie bënë të mundur nxjerjen nga banesa të shtetasit A.C dhe i kanë dhënë ndihmën e parë pasi ishte asfiksuar.

Aktualisht 46 vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në Spitalin e Ballshit.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit në banesë.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close