Lajmi i fundit

Shembja e skelës me 2 viktima, drejtori i ISHP: Nga janari 25 vdekje në punë

Drejtori i Përgjithshëm, Arben Seferaj tha sot se njëra nga kompanitë e skelës që u rrëzua duke lënë të vdekur dy punëtorë, nuk ishte inspektuar asnjëherë.

Ai theksoi se kjo ka ndodhur për shkak të stafit të pamjaftueshëm.

Deklarata e Seferajt:
“Kontrollet duhet te intesifikohen me shumë, rritjen e cilësisë dhe prandalimin e aksidenteve në punë. Kompania ‘Xhimi’ dhe ‘Skela Syla’, janë në proces hetimi në bashkëpunim me policinë e Tiranës. Deri me tani ‘Xhimi Tarushi’ me adres njësia bashkiake nr5 ka filluar aktivitetin 2016 është në marrëdhëmie kontraktuale me Syla për të punuar në subjektin. Syla ka filluar aktivitetin ne 2008. Të gjithë punëmarrësit janë të deklaruar dhe me siguracione. Subjekti ‘Xhimi tarushi’ nuk ka inspektim të më parshëm. Skela Syla, ky subjekt punon shpesh në rrezik dhe është inspektuar 16 herë, Subjektit i janë lënë detyra për tu realizuar dhe ne një rast ka marre edhe gjobë., Nga janari deri me tani kemi 99 raste të ndodhura ne punë. 25 me pasoje vdekjen, 21 ne sektorin e ndërtimit. Janë hetuar 114 subjekte gjithsej. Masat e ndërmarra janë 29 dënime administrative dhe 34 gjoba. Jemi të vendosur për objektivat për të ndikuar sigurinë dhe shëndetin në punë. Po propozojmë paketë në kuadër ligjor për legjislacionin e punës për aksidentet ne punë. Duam përmirësimin e situatës ju bëjmë apel punëdhënësve të rregullojnë dhe zbatojnë rregullat e pundhënies. Paketa Ka të bëjë me ndryshime ligjore ku do të ashpërsohen masat për shkeljet ligjore për shëndetin dhe sigurisë në punë. Do të funksionojë në bazë të denoncimeve. do të marrin masa akoma më të mëdha dënimi. Media të bëjë fushatë sensibilizuese.” ka thënë ai.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close