Shkodër/ PD zhvendos vendin për mbajtjen protestës

Aktualitet

Partia Demokratike, dega Shkodër, do të mbajë sot në orën 10:00, një protestë paqësore për mbrojtjen e vlerave të demokracisë e të dinjitetit tonë si qytetarë të Shkodrës.

Organizatorët kanë menduar që ceremonia të zhvillohet nga ambientet e Bibliotekës së Universitetit. Kjo vjen pasi PD ka paralajmëruar një protestë përpara Rektoratit, vendit që ishte planifikuar në fillim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbledhja ka në rend ditë 3 pika. Konstituimin e këshillit bashkiak dhe zgjedhjen e organeve drejtuese e përfaqësuese. Zgjedhjen e përfaqësuesve të këshillit të bashkië në këshillin e qarkut Shkodër dhe shpalljen e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të bashkisë Shkodër.

Por në kushtet ku ndodhet bashkia Shkodër, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, pika e tretë e rendit të ditës është e pavlefshme.

Ndërkohë PD nuk e pranon konstituimin e një këshilli që sipas saj është ilegjitim.

Sipas PD Shkodër konstituimi i Këshillit Bashkiak Shkodër, aq më tepër në ambientet e Rektoratit është një provokim, pasi në të njëjtin vend u vranë 30 vjet më parë 4 dëshmorë të demokracisë.

ME TE LEXUARAT