Zbulohet kush i vuri tritolin një familjeje në Kamëz, Policia në ndjekje të tij

Aktualitet

Policia njoftoi se ka zbuluar se cili është personi që ka vendosur tritol në mesnatë në derën e shtëpisë së Gjergj Kolës në rrugën "Mujo Ulqinaku" në Kamëz. Por, theksoi Policia, për arsye hetimi, nuk bëhen të ditur të dhënat e tij pasi po punohet për kapjen e tij.

Policia njoftoi se "shpërthimi ndodhi më datë 19.08.2019, rreth orës 22:14, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, në Kamëz, në oborrin afër derës së banesës së shtetasit Gj. K, ku ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në momentin e shpërthimit në banesë nuk ka patur njeri. Pas veprimeve të para hetimore Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon per kapjen e tij. Per arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhënat e tij. Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes."

ME TE LEXUARAT