Presidenti Putin flet për shpërthimin në bazën ushtarake: Ndodhi gjatë një prove

Bota

Presidenti rus Vladimir Putin tha se aksidenti i 8 gushtit në një bazë ushtarake veriore ndodhi gjatë provës së një sistemi armësh, por shtoi se për arsye sigurie ai nuk mund të zbulojë gjithçka në lidhje me incidentin.

Duke folur më 21 gusht gjatë një vizite në Finlandë për të takuar homologun e tij, Sauli Niinisto, zoti Putin tha se të gjitha shërbimet që vëzhgojnë rrezatimin funksiononin dhe se nivelet e rrezatimit ishin normale, duke shtuar se e njëjta gjë vlen edhe për vendet fqinje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai tha se ishte e rëndësishme për Evropën që të fillojë ndarjen e informacionit për aksidente të tilla në të ardhmen. Aksidenti në rajonin verior rus Arkhangelsk, i cili la të paktën pesë të vdekur dhe plagosi disa të tjerë, ngriti shqetësimin e ndotjes atmosferike, pasi zyrtarët e urgjencës raportuan një rritje në nivelet e rrezatimit.

Gjiri i Detit të Bardhë ku ndodhen si porti i ndërtimit të anijeve ashtu edhe kryeqyteti rajonal, Arkhangelsk, u porositën të mbylleshin, për shkak të pranisë së karburantit toksik. Pas aksidentit, pati njoftime se njerëzit në panik po blinin jod në qytetin e afërt Severodvinsk. Jodi shpesh merret për të mbrojtur gjëndrën tiroide nga disa lloje rrezatimi.

Më 19 gusht, Presidenti Putin tha se nuk kishte “asnjë kërcënim” ndotjeje pas shpërthimit vdekjeprurës, i cili ndodhi në qytetin Nyonoksa, një port i Gjirit Dvina jo shumë larg Severodvinskut, një objekt detar që përdoret prej dekadash për të testuar raketat, përfshirë ato balistike ndërkontinentale.

Disa zyrtarë të SHBA kanë thënë se ata besojnë se ka patur edhe elementë radioaktivë dhe shumë analistë e kanë përqendruar vëmendjen te një raketë me energji bërthamore për të cilën vitin e Presidenti Putin njoftoi vitin e kaluar se ishte në prodhim e sipër. /Voa/

ME TE LEXUARAT