Salah: Nuk më pëlqen VAR-i, futbolli është më i bukur me gabime njerëzore!

Sport

Teknologjia në Angli ka shkaktuar shumë polemika këtë sezon, pavarësisht faktit që jemi vetëm në javën e dytë të Premier League-s.

Duke folur për "CNN", sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, nuk e pëlqen VAR-in sepse sipas tij e bën lojën ‘tepër të drejtë’.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë e dua futbollin ashtu si është. Është në rregull që ndonjëherë të mbrojmë lojtarët nga loja e rrezikshme, unë e pranoj futbollin me gabimet e gjyqtarit, gabimet e lojtarit”.

“Futbolli bëhet më i bukur kur në mes janë edhe gabimet njerëzore. Ajo i bën njerëzit të apasionohen pas këtij sporti.

“VAR është shumë i drejtë. Vitin e kaluar, unë fitova një penallti në finalen e Ligës së Kampionëve dhe kjo më ndihmoi shumë. Është shumë i drejtë, por mua më pëlqen loja me gabime njerëzore”, përfundoi ai.

ME TE LEXUARAT