Flakët gjigante mbulojnë “mushkërinë” e planetit

Bota

Prej disa ditësh “mushkëria” e planetit, Amazona është mbuluar nga flakët gjigante.

Ditën e sotme situata është përkeqësuar ndjeshëm dhe mediat e huaja ngrenë alarm për zhdukjen e kësaj sipërfaqeje që prodhon 20% të oksigjenit në Tokë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vend të ajrit të pastër tani aty gjen kafshë të përvëluara nga flakët, pemë të djegura e tym që ka kaluar deri në qytetet më të afërta.

Flakët po përparojnë me shpejtësi dhe deri më tani është mbuluar nga tymi më shumë se gjysma e vendit.

Xhungla e Amazonës është “shtëpia” e tre milionë speciave e kafshëve dhe fotot që po qarkullojnë në internet janë me të vërtetë tronditëse.

Djegia e saj do të sjellë ndryshime të mëdha në ekosistem duke ndikuar ndjeshëm edhe në ngrohjen globale.

ME TE LEXUARAT