“Institucionet fetare, rol të madh në edukimin e qytetarit”

Kosovë&Rajon

Lideri i Partisë Demokratike i Kosovës, Kadri Veseli, sot në Ditën Përkujtimore për Viktimat e Dhunës Bazuar tek Feja ose Besimi, ka thënë se besimi fetar luan rol të rëndësishëm në shoqëri, sidomos në edukimin e qytetarit me vlera morale dhe kundër korrupsionit.

“22 gushti shënohet nga OKB-ja si Dita për të Përkujtuar Viktimat e Dhunës Bazuar tek Feja ose Besimi. Liria e fesë ose besimit është një e drejtë universale e çdo qenie njerëzore dhe aktet e vazhdueshme të jotolerancës dhe dhunës bazuar në fe ose besim duhet të marrin fund kudo në botë. Unë e vlerësoj lart rolin që luan në shoqëri besimi fetar, sidomos në edukimin e qytetarit me vlera morale dhe kundër korrupsionit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prandaj, shteti ynë duhet të garantojë maksimumin e respektit dhe kujdesit ndaj klerikëve fetarë, simboleve të feve të ndryshme, objekteve të kultit dhe pronave të komuniteteve të ndryshme fetare.Bashkëjetesa mes grupeve të ndryshme fetare në Kosovë është krenaria jonë më e madhe dhe unë do të angazhohem që ta kultivojmë dhe forcojmë edhe më shumë në të ardhmen”, ka shkruar Veseli.

ME TE LEXUARAT