Me 140 kilometra në orë, kapet 8-vjeçari në timon

Bota

Policët kanë mbetur pa fjalë teksa evidentuan në autostradë një fëmijë 8 vjeç që ecte me makinë, me 140 kilometra në orë.

Mësohet se i vogli e kishte marrë automjetin pa lejen e prindërve, të cileët lajmëruan policinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai u gjet në autostradën A44, në Gjermani, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në qytetin e Dortmundit.

8-vjeçari kishte ndezur dritat e paralajmërimit të rrezikut dhe një trekëndësh të vogël pas makinës.

Pasi u ndalua, policia raportoi se para se të shpërthente në lot, djali tha: "Unë thjesht doja të bëja një xhiro".

ME TE LEXUARAT