Ra në lumë teksa peshkonte me të atin, gjendet trupi i 6-vjeçarit

Bota

Pas kërkimeve të shumta është bërë e mundur gjetja e trupit të 6-vjeçarit Lucas, i cili ra në lumë teksa peshkonte me të atin të shtunën në Kent/Angli. Qindra vullnetarë erdhën në ndihmë për gjetjen e trupit të 6-vjeçarit Lucas. Nga raportimet e mediave britanike, i ati bashkë me dy të tjerë u hodhën në ujë për të shpëtuar djalin e vogël, por ishte e pamundur për shkak të rrymave të forta të ujit.

Kryeinspektori Mark Weller, nga Policia e Kentit, tha: “Pas zbulimit të një trupi në Lumin Stour rreth orës 9:15 të mëngjesit, është bërë identifikimi zyrtar dhe unë mund të konfirmoj se trupi është ai i Lucas. Kjo i jep fund hulumtimit tonë dhe unë do të doja të bëja jehonë mesazhin e familjes së Lucas, të cilët falenderojnë të gjithë ata që dolën vullnetarë në kërkim të trupit të 6-vjeçarit. Ata përveçse ndihmuan në kërkim, dhanë dhe mbështetje shpirtërore ndaj familjarëve teksa ndodheshin në rrethana tragjedie.”

ME TE LEXUARAT