Kush është tekniku i kondicionerëve që u qëllua në kokë tek "Myslym Shyri"

Aktualitet

Është zbardhur ngjarja e plagosjes me armë zjarri në kokë e shtetasit Indrit Çelaj, 26 vjeç, lindur në Mallakastër e banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore. I riu u qëllua mesditën e sotme me armë dhe ndodhet në spital në gjendje kome.

Ne faqen e tij ne rrjetet sociale i riu shkruan se punonte si teknik kondisioneri dhe kryente montime riparime aspirime ambjenti!

Policia njofton se autor i plagosjes është shtetasi me iniciale L.V., banues në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rreth orës 11.30, në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, në një vilë trekatëshe, 26 vjeçari që ka mbetur i plagosur ishte duke kryer punime për kondicionimin e vilës në pronësi të shtetasit B.K.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 26 vjeçari, pas një konflikti të çastit me shtetasin L.V, ky i fundit e ka plagosur në kokë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vila.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethaneve të ngjarjes, si dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së kësaj ngjarjeje.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar L.V.

ME TE LEXUARAT