AKU kthen mbrapsht për në Brazil dhe Kanada, qindra ton mish: I pakonsumueshëm

Aktualitet

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zbuluar në Pikën e Inspektimit Kufitar Durrës gjatë ditëve të fundit disa ngarkesa me produkte importi të pasigurta për t’u konsumuar nga njerëzit dhe ka marrë vendin t’i kthejë ato mbrapsht në vendet nga janë nisur.

Konkretisht, tre ngarkesa me 74.9 ton mish derringa Kanadaja, importuar nga subjekti “FRIGO ALB shpk”. Ato rezultuan se nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore dhe kishin mangësi në besueshmërinë e dokumentacionit shoqërues (kryesisht të certifikatës veterinare si dokumenti kryesor i sigurisë së produktit si dhe certifikatat e analizave raportonin prezencë Ractopaminë, një produkt mjekësor veterinar i paregjistruar dhe i ndaluar për përdorim në Shqipëri dhe në BE)

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy ngarkesa me 52.2 ton mish viçi me origjinë nga Brazili, importuar nga subjekti “Apetit shpk”, tranzit në Shqipëri, me destinacion final Kosovën. Edhe ato rezultuan me mangësi dhe mospërputhje thelbësore në dokumentacionin shoqërues të mallit (çertifikata e origjinës dhe ajo veterinare mbanin të dhëna të ndryshme nga dokumenti i transportit dhe fatura komerciale) çka e bën mallin ushqimor të importuar pa identitet të konfirmuar dhe të pasigurt për konsum.

Më herët, analizat e kryera për disa nga ngarkesat mishi të importuar rezultuan me ngarkesë mikrobiologjike, me Salmonella spp dhe si rrjedhojë, produkti ushqimor i importuar me këto ngarkesa është i pasigurt dhe i papërshtatshëm për konsum njerëzor.

Ndaj AKU vendosi kthimin e këtyre ngarkesave në vendin e origjinës, më konkretisht: 107.2 ton mish derri me origjinë nga Brazili, importuar nga subjekti “ZICO sh.a.”

152.6 ton në total janë në proces përmbyllje praktike për kthimin ne vendin e origjinës ose asgjësim, konkretisht:

51 ton mish derri” me origjinë nga Brazili, importuar nga subjekti “AMG shpk”,

27 ton fileto pule nga Brazili, importuar nga subjekti “KING MIT”,

25.9 ton mish derri nga Brazili, importuar nga subjekti “FRIGO ALB shpk”,

22.6 ton mish viçi nga Brazili, importuar nga subjekti “DEKON FRIGO shpk”.

25 ton mish derri me origjinë nga Qipro, importuar nga subjekti “EHË shpk

ME TE LEXUARAT