Rama publikon fotot: Kanioni i Holtës nuk preket, prishet HEC-i (FOTO)

Aktualitet
Rama publikon fotot: Kanioni i Holtës nuk preket, prishet HEC-i (FOTO)

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10156931819611523

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga prishja e ndërtimeve që ishin bërë në kanionin e Holtës, ku ishte dhënë leje për HEC. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky HEC nuk do ndërtohet aty.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Bukuria e magjishme e kanionit të Holtës nuk mund të preket dhe nuk do të preket. Për ne PO-ja është PO dhe JO-ja është JO.

Dhamë fjalën publikisht që JO, ky HEC nuk do të ndërtohej aty dhe PO, ky HEC nuk do të ndërtohet aty.

Themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë themi. Duhet vetëm pak më shumë durim në përgjithësi, ju lutem“, – shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT