Përplasje makinash në Rrugën e Kombit, lëndohen 2 persona

Kliko per me shume info

Një aksident ka ndodhur pranë kthesës së rrugës së Kombit në Fushë-Milot, përkatësisht në vendin e njohur si Ura e Patokut, ku një drejtues ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur më trafikndarësen.

Nga burimet për Faxweb.al, mësohet se kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesi i mjetit dhe një pasagjere e cila ka qëndruar për rreth 40 minuta poshtë veturës.

Kliko per me shume info

Ndërkohë, raportohet se ka pasur një vonesë të theksuar të mbërritjes së ambulancës në vendngjarje e cila ka bërë më pas transportimin e të plagosurve në aksident.

Nuk dihet identiteti i këtyre të fundit ndërsa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here