Aksident i rëndë në Klos, humb jetën 33-vjecari

Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Klos-Dars në Mat. Policia tha se ka humbur jetën një 33-vjeçar. Viktima është Q.V nga fshati Xibër.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mat, për veprime të mëtejshme. Për rastin, po kryhen verifikime të mëtejshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policisë:

Mat/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor rural Klos-Dars, shtetasi B.K, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën shtetasi Q.V, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Xibër, (pasagjer).

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Mat, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT