Karburanti shpërtheu në flakë në mesnatë, 6 të plagosur në Lezhë

Kliko per me shume info

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi në një karburant pranë kryqëzimit të Shënkollit, në Lezhë.
Pesë persona po marrin mjekim në urgjencën e Lezhës, ndërsa një person që ndodhet në gjendje kritike për jetën është nisur drejt Tiranës me djegie në masën 40 për qind.

Karburanti ‘Eko’ u përfshi mbrëmjen e sotme nga flakët si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Pas disa minutash, zjarrfikëset kanë vënë nën kontroll zjarrin, duke shmangur rrezikun e përfshirjes nga flakët të depozitave të karburantit. Zjrri është shuar totalisht dhe asnjë rrezik nuk paraqitet në zonë.
Nga flakët u dëmtuan edhe disa automjete që ndodheshin aty prane.

Kliko per me shume info
loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here