Teknologji

Mësohen detaje rreth Android 10

Kompania Google më në fund ka zbuluar emërtimin e Android Q. Emri i versionit të ardhshëm është zëvendësuar me një numër dhe quhet Android 10.

Në një postim në blog Google tha se do të ndryshonte mënyrën sesi emërtonte versionet e Android për të sjellë më shumë aksesibilitet.

Në vende të ndryshme të botës emërtimet e Android kanë kuptime tjera. Ndërsa kanë provuar të jenë interesante, jo gjithnjë kanë marrë pëlqimin e përdoruesve.

Së bashku me ndryshimin e emërtimeve të versioneve Android, Google ka përditësuar logon e platformës mobile.

Kompania ka ndryshuar tekstin nga jeshile në të zezë për ta bërë më të lehtë leximin dhe ndryshuar fontin e përdorur një robot Android në ngjyrë jeshile.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close