Lehtësohet marrja e shtetësisë gjermane

Aktualitet

Të premten, Gjermania do të fillojë zbatimin e dy dekreteve, që do ta bëjnë më të lehtë marrjen e shtetësisë gjermane, kryesisht për hebrenjtë të cilët ikën nga regjimi nazist, për shkak të persekutimit, si dhe pasardhësve të tyre, njoftoi ministria e Brendshme.

Masa pason një fushatë nga pasardhësit e refugjatëve nga Gjermania naziste, të cilët janë të zemëruar që kërkesat e tyre për shtetësi janë refuzuar, pavarësisht nga garancitë kushtetuese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Referendumi i Brexit-it (daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja) shkaktoi një rritje të aplikacioneve nga pasardhësit e atyre që nga Gjermania ikën në Britani, midis viteve 1933-1945.

"Gjermania duhet të përmbushë përgjegjësitë e saja historike", tha ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, duke shtuar se ai dëshironte të ndihmonte personat, prindërit ose gjyshërit e të cilëve u detyruan të ikin nga Gjermania.

Dekretet e reja lehtësojnë kushtet e nevojshme për marrjen e shtetësisë, për shembull duke lejuar që individët me një nënë gjermane dhe baba të huaj të rifitojnë shtetësinë e tyre, mirëpo duke dëshmuar se ata kanë lindur para vitit 1953./Rel

ME TE LEXUARAT