Kapet tutori 37-vjeçar nga Shkodra, i shpallur në kërkim nga Interpoli

Aktualitet

Paraditen e sotme është vendosur në pranga, 37-vjeçari nga Shkodra, i dënuar nga drejtësia italiane për “Shfrytëzim prostitucioni". Ky person ka qënë I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ku Policia e Shtetit në bashkëpunim me Interpolin, kanë bërë të mundur arrestimin e tij. Shtetasi A.D., për një periudhë 2 vjeçare, nga 01.01.2012 deri 18.01.2014, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shfrytëzuar femra me qëllim prostitucioni, duke përdorur dhe dhunë.

Njoftimi I policisë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar ka rënë në pragat e Policisë

Kapet 37-vjeçari i dënuar nga drejtësia italiane me 6 vite burg për "Shfrytëzim prostitucioni".

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Departamenti i Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, në vijim të operacioneve për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombatër, pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin, për llogari të autoriteteve gjyqësore italiane, e shtetasit A. D., 37 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas nga periudha 01.01.2012 deri 18.01.2014 në bashkëpunim me persona të tjerë ka shfrytëzuar femra me qëllim prostitucioni, duke përdorur dhe dhunë.

Gjithashtu, ky shtetas gjatë kohës së qëndrimit në Itali ka përdorur pasaporta të falsifikuara.

Gjykata e Apelit Milano/ Itali e ka dënuar me 6 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim prostitucioni" dhe "Falsifikim i pasaportave”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon punën për plotësimin e proceduarave me qëllim ekstradimin e 37-vjeçarit drejt Italisë.

ME TE LEXUARAT