Po bënte sherr me punonjësit e një firme, kundërshtoi edhe policinë, arrestohet

Aktualitet

Një 35-vjeçar që po konfliktohej me punonjësit e një firme ndërtimi në Korçë është ndaluar nga forcat blu.

Uniformat blu po e shoqëronin 35-vjeçarin, por në momentin kur po futej në makinë, ai ka filluar të qëllojë policët me grushte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Menjëherë kanë ndërhyrë oficerët e tjerë, të cilët kanë arrestuar 35-vjeçarin me inicialet M.M.

Njoftimi i plotë i policisë:

Konfliktohet me punonjësit e një firme ndërtimi, me pretendimin se po i cënonin pronën, si edhe kundërshtoi me dhunë e nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë gjatë shoqërimit për në Komisariat, arrestohet në flagrancë një 35-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M.M.,banues në fshatin Kamenicë, (me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe dhunës në familje).

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kamenicë, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Policisë, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes, ku kanë konstatuar shtetasin M.M., duke u konfliktuar me disa punonjës të një firme ndërtimi, me pretendimin se punimet e kryera nga firma e tyre për ndërtimin e ujësjellësit në këtë fshat, i kishin cënuar pronën e tij.

Në momentin kur punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën, ky shtetas, i ka kundërshtuar me dhunë, si edhe nuk i është bindur urdhërit të tyre, gjatë shoqërimit për në ambjentet e Komisariatit.

ME TE LEXUARAT