Pas ndjesës Murrizi nuk përmbahet sërish: Ohh ishalla nuk na ngrihen

Aktualitet

Nënkryetari i Kuvendit Myslim Murrizi përmes një deklarate për mediat dhënë nga Kryesia e Kuvendit iu ka kërkuar falje të gjithë personave që janë me aftësi të kufizuara, për shkak se disa ditë më parë fyeu dikë në rrjetet sociale duke e quajtur ‘dawn’.

Por pikërisht në statusin ku kërkonte ndjesë, Murrizi ka ofenduar në komente shoqatën e cila u ngit në mbrojtje të personave me Sindromën Daën, duke thirrur edhe një protestë, e cila u zhvillua pak ditë më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke i kthyer përgjigje një komentuesi Murrizi, e quan shoqatën si “shoqata e qenve”

“Fiks këlyshët e Sorrosit. Ohh ishalla nuk na ngrihen këta të shoqatës së qenve tani????”- shkruan në komente Murrizi.

Ky koment nuk ka kaluar pa u vënë re nga drejtuesja e Fondacionit Doën Syndrome Albania, Emanuela Pepkola Zaimi, e cila vë në dukje se Murrizi nuk ka reflektuar aspak.

“Me qe kerkoi ndjese publike dhe e kishte te ndjere pendesen…urdhnoni!! mu ne status qe ka publikuar ndjesen vazhdon komenton plot reflektim ?”- shkruan Zaimi në Facebook.

ME TE LEXUARAT